Smuggling medicines and clothing from Greece, 54-year-old merchant arrested in Kapshtica!

2026-03-04 11:48:49 / BOTA ALFA PRESS

Smuggling medicines and clothing from Greece, 54-year-old merchant arrested in

Një tregtar 54-vjeçar është arrestuar në kufi nga Policia e Korçës, pasi po kontrabandonte nga Greqia një sasi të madhe medikamentesh dhe veshjesh.

Në vijim të veprimeve procedurale, burime zyrtare njoftuan se prangosën në Kapshticë në kushtet e flagrancës A. I., banues në Korçë, për veprën penale “kontrabanda me mallra të licencuara”.

“Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që ky shtetas drejtonte, janë gjetur një sasi me medikamente të ndryshme mjekësore dhe veshje, pa dokumentacionin përkatës, të cilat bashkë me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, bëri me dije policia vendore.

Njoftimi i Policisë Kufitare Korçë:

Kontrabandoi medikamente të ndryshme mjekësore dhe një sasi veshjesh, pa dokumentacionin përkatës, vihet në pranga  54-vjeçari.

Sekuestrohen medikamente mjekësore, veshje të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia dhe një automjet.

Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të siguruara në rrugë operative, shërbimet e DVKM Korçë, në hyrje të RSH-së, në PKK Kapshticë, kaluan për kontroll në vijën e dytë automjetin me drejtues shtetasin A. I.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që ky shtetas drejtonte, janë gjetur një sasi me medikamente të ndryshme mjekësore dhe veshje, pa dokumentacionin përkatës, të cilat bashkë me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. I., 54 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme”.

 

Happening now...

ideas