The opposition must and will be bigger than an individual.

Ka momente në jetën e një vendi kur kriza nuk është vetëm politike apo institucionale, por thellësisht morale.
Shqipëria po kalon pikërisht një moment të tillë.
Përballë akuzave të rënda, skandaleve të përsëritura dhe një klime mosbesimi në rritje, Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen.
Në këto rrethana dorëheqja nuk është dobësi, është akt përgjegjësie politike, që mbron institucionet dhe forcon demokracinë, duke treguar se interesi i vendit qëndron mbi çdo karrierë individuale.
Por të presësh akte të tilla ndërgjegjësimi personal në një sistem ku pushteti politik është bërë mburojë përball akuzave për korrupsion, duket pothuajse e pashpresë.
Dhe këtu qëndron thelbi: kjo krizë morale nuk po prodhon rrjedhimisht krizë politike. Që të ndodhë kjo duhet një opozitë e fortë, e vërtetë dhe e aftë të transformojë vetveten.
Nëse pas 35 vitesh do t’u themi të rinjve se pa Sali Berishën, Shqipëria nuk ecën përpara dhe nuk ka asnjë mundësi tjetër, atëherë kemi vrarë çdo mundësi për të ndërtuar një projekt politik real kundër Edi Ramës.
Unë besoj se pa Berishën mund të kemi një opozitë më të fortë, më të gjerë dhe më përfaqësuese.
E di! Ky qëndrim ngjall kundërshti, shpesh herë edhe zemërim. E di! Ky qëndrim sjell pasoja dhe përgjegjësi. Por e kam mbajtur dhe artikuluar me bindje dhe koherencë të plotë, edhe kur të tjerët nuk guxonin as ta mendonin. Nuk është qëndrim apo betejë kundër një individi. Është betejë politike për një model dhe kulturë tjetër në politikën shqiptare.
Partia Demokratike e Shqipërisë dhe aq më pak opozita nuk mund të reduktohet në fatin e një individi. Një parti që identifikohet me një emër, do të bjerë herët a vonë bashkë me të. Një parti e vërtetë ndërtohet mbi ide, parime, ekip dhe institucione që qëndrojnë mbi secilin individ.
Teza është thelbësore: opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ.
Sepse vetëm kështu mund të bëhet më e madhe se humbjet, më e madhe se konfliktet dhe më e madhe se e shkuara.
Happening now...
Germany, the "curse" of Rama and Berisha
ideas
The opposition must and will be bigger than an individual.
Violent protests as group therapy
Those who mocked and attacked Basha
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128