Chaos in Cyprus after Iranian drone attack, local residents demand withdrawal of military equipment from the island

2026-03-04 12:58:08 / BOTA ALFA PRESS

Chaos in Cyprus after Iranian drone attack, local residents demand withdrawal of

Sulmi me dron ndaj bazës britanike RAF Akrotiri në Qipro, ka nxitur evakuimin e banorëve dhe shqetësime të jashtëzakonshme për sigurinë e komunitetit lokal.

Giorgos Konstantinos, nënkryetar i fshatit, përshkroi tmerrin që ndodhi, duke thënë se të gjithë u larguan nga vendngjarja pas shpërthimit. Më tej ai shtoi “Ne jemi mësuar me zhurmën e aeroplanëve, por ajo që nuk e kishim imagjinuar kurrë është kjo. Droni shpërtheu pak më larg dhe na detyroi të gjithëve të largoheshim.”

Në orët e para të së hënës, sirenat u ndezën ndërsa droni Shahed u rrëzua në pistën e bazës, duke detyruar më shumë se 1,000 banorë të fshatit të gjenin strehim në hotele, manastire ose tek të afërmit në zonën e Limassolit.

Një banor i fshatit tha se nuk është i sigurt nëse do të qëndrojë në vendlindje. “Ajo që ndodhi ishte e tmerrshme. Nuk jam aspak i sigurt nëse do të qëndroj. E njëjta gjë mund të ndodhë përsëri, apo jo?”, tha 25-vjeçari.

Banorët ngenë shqetësimin se pse droni nuk u zbulua më herët, pavarësisht sistemeve të avancuara mbrojtëse në bazë.

Mbrëmjen e djeshme, qindra njerëz protestuan në Limasol kundër pranisë së bazave britanike dhe ofensivës SHBA-Izrael ndaj Iranit, duke kërkuar tërheqjen e pajisjeve ushtarake që perceptohen si rrezik për ishullin. Tasos Kosteas, kryetar i Këshillit të Paqes, tha: “Bazat janë një rrezik për Qipron, sepse Irani po i shënjestron. Fuqitë e mëdha interesohen vetëm për Qipron për shkak të rëndësisë gjeostrategjike, jo për popullin.”



Happening now...

ideas