Presidenti Begaj dekreton ndryshimet në Qeveri, largohen Balluku, Spiropali e Vengu

Këtë të mërkurë, Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ndryshimet në qeveri.
Begaj, dekretoi sot shkarkimin nga detyra te Belinda Balluku si zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë; Elisa Spiropalit, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme; Pirro Vengut, Ministër i Mbrojtjes; Albana Koçiut, Ministër i Punëve të Brendshme; Besfort Lamallarit, Ministër i Drejtësisë; Toni Gogut, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Po ashtu Presidenti dekretoi emërimin në detyrë të: Albana Koçiut, si zëvendëskryeministër; Ferit Hoxhës, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme; Besfort Lamallarit, Ministër i Punëve të Brendshme; Ermal Nufit, Ministër i Mbrojtjes; Toni Gogut, Ministër i Drejtësisë; Enea Karakaçit, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Erjona Ismailit, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Njoftimi i Presidencës:
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi sot shkarkimin nga detyra të:
Znj. Belinda Balluku, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Znj. Elisa Spiropali, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Z. Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes;
Znj. Albana Koçiu, Ministër i Punëve të Brendshme;
Z. Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë;
Z. Toni Gogu, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Po sot, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, dekretoi emërimin në detyrë të:
Znj. Albana Koçiu, Zëvendëskryeministër;
Z. Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Z. Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme;
Z. Ermal Nufi, Ministër i Mbrojtjes;
Z. Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë;
Z. Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Znj. Erjona Ismaili, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Happening now...
Germany, the "curse" of Rama and Berisha
ideas
The opposition must and will be bigger than an individual.
Violent protests as group therapy
Those who mocked and attacked Basha
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128
