The effects of the war in Iran begin to affect Albania, the price of oil begins to increase in some points in Tirana

2026-03-04 12:59:56 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

The effects of the war in Iran begin to affect Albania, the price of oil begins

Në disa pika të shitjes me pakicë në Tiranë ka nisur rritja e çmimit të naftës me 4 lekë për litër.

Shtrenjtimi i çmimit me pakicë vjen pas ndryshimit të naftës në bursat e huaja, pas sulmeve në vendet e Lindjes së Mesme.

Rritja e çmimit të naftës ka nisur të reflektohet prej ditës së djeshme në disa nga pikat e tregtimit të karburanteve me pakicë, ndërsa çmimet në autostradë kanë mbetur të pandryshuara.

Në pikën e shitjes me pakicë të karburanteve “Elda” në zonën e “Xhamllikut” çmimi i naftës ka arritur 179 lekë për litër nga 175 lekë për litër që tregtohej më parë.

Çmimi është rritur 4 lekë.

Ndërsa çmimi për benzinën ka mbetur i pandryshuar prej 179 lekë për litër.

Edhe në një pikë tjetër karburanti në të kompanisë “Elda” në zonën e Bërrylit, çmimi i naftës ka arritur 179 lekë.

Punonjësit e pikës së karburantit pohuan se rritja e çmimit nisi prej ditës së djeshme.

Ndërsa nuk rezultojnë rritje të çmimit në pikat e kompanisë “Kastrati” nafta vijon të tregtohet me 175 lekë për litër.

Në pikat e kompanisë “Shell” po ashtu çmimi i naftës ka mbetur i pandryshuar në vlerat e 178 lekë për litër.

Nga Shoqata e Hidrokarbureve u paralajmërua që çmimet e rritjes së naftës në bursa do të reflektohen brenda pak ditësh në tregun vendas me 10 deri 20 lekë më tepër.

Në bursat e huaja ditën e sotme çmimet e naftës janë 83 USD për fuçi nga 65 USD për fuçi që ishin para nisjes së luftës në Iran./Monitor

 

Happening now...

ideas