Mbledhja e Byrosë së Kuvendit për përjashtimin e deputeteve të PD, kërcënon Noka: Data 24 janar do ju bëjë që të dridheni

Në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, ku diskutohet përjashtimi i disa deputeteve të PD, Flamur Noka tha se nuk do të ndalen derisa të largojnë këtë qeveri.
Në fjalën e tij, Noka u shpreh se të gjitha vendimet merren nga Ergys Agasi, ndërsa deklaroi ndihet krenar që është shpallur armik nga mazhoranca.
Noka deklaroi se protesta e 24 janarit do ti bëjë që të dridhen.
“Ne jemi këtu për ta kthyer Shqipërinë në republikë parlamentare. Sot mua me këtë vendim tuaj më mbushen dy vjet, jam i shpallur armik prej jush. Ndihem krenar, sepse sa më shumë më luftoni ju, sa më shumë ushtroni ju presion politik aq më shumë ndihem krenar që kam përmbushur misionin tim për të luftuar krimin, korrupsionin dhe regjimin tuaj që po shkatërron dhe po vjedh shqiptarët. Ne kemi detyrë të luftojmë për parlamentarizimit. Ne do ta vazhdojmë betejën tonë, derisa ju tju kërrejmë. Data 24 do tju bëjë që të dridheni”, tha Noka.
Happening now...
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128

