"Ilir Proda the criminal mastermind" - Bardhi reveals the behind-the-scenes of the "meltdown" of Hipoteka Vlora: The State Police cannot guarantee public institutions

2026-01-27 13:55:55 / POLITIKË ALFA PRESS

"Ilir Proda the criminal mastermind" - Bardhi reveals the

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi akuzon Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda se është i lidhur me krimin e organizuar.

Në fjalën e tij në Kuvend, referuar dosjes së AKSHI-t tha se policia ka rrëmbyer biznesmenë.

Ndërsa komentoi shkrirjen e hipotekës së Vlorës, Bardhi tha se policia e shtetit nuk garanton dot institucionet publike.

“Unë e di që ajo nuk e drejton policinë e shtetit, është vënë aty për posten e zjarrfikësin. Policia drejtohet nga një kryekriminel si Ilir Proda dhe ajo duhet të japë llogari që si ka mundësi që policia e drejtuar nga ky kryekriminel përdoret për të rrëmbyer biznesmenë, jo më të mitur. Ça i kanë të miturit këta?! Policë të shtetit kanë rrëmbyer biznesmen. E thotë Prokuroria e Posaçme këtë. Po pse është mbyllur Hipoteka e Vlorës?  Sepse Policia e Shtetit nuk garanton dot institucionet publike. Krimi i organizuar cdo ditë në hipotekën e Vlorës dhe ka detyruar drejtorin e Përgjithshëm të Hipotekës të zhvendosë stafin nga Vlora në Tiranë. Sepse policia e zonjës nuk i garanton dot në krye të detyrës funksionarët e shtetit. Përse nuk flet ajo që po mbyllet hipoteka në Vlorë, se ka tre vjet që nuk mbush dot një muaj një drejtor Hipoteke sepse nuk ushtron dot i lire detyrën, sepse policia eshte ne sherbim te krimit. Për këtë duhet të flasë ajo, jo për mesazhet që i çon nga arratia Ergys Agasi qe e ka vene ne ate karrige dhe na hiqet ne si ministre”, tha Bardhi.

 

Happening now...

ideas