Hoxha: Balluku me masë sigurie del e bën karshillëk, SPAK do e godasë më fort

2026-01-09 23:22:04 / POLITIKË ALFA PRESS

Hoxha: Balluku me masë sigurie del e bën karshillëk, SPAK do e

Gazetari Artan Hoxha foli mbrëmjen e sotme në “Kjo Javë” lidhur me dosjen Balluku. Hoxha theksoi se çështja duket se ka mbetur pezull pas rezistencës që po bën kryeministria me Gjykatën Kushtetuese.

Mirëpo SPAK po gjen alternativa të tjera për të vënë zv.kryeministrin pas hekurave.

Sa më shumë ajo reziston për Hoxhën, aq më shumë shtohet presioni i SPAK.

Artan Hoxha: Me Ballukun iu komunikua akuza pa iu vendos masë sigurimi. Ju la 3 javë kohe për të dhënë dorëheqje. Masa e sigurisë u nda në këtë pjesë kryeministri i shfrytëzoi e çoi në GJK, në ditët e fundit të Dumanit firmosi dërgimin në Kuvend për heqjen e imunitetit. E mbrojti kreu i ri i SPAK, e pamë për herë të parë Braho që mbronte kërkesën duke përfituar nga fakti që kontrollin legjislativin kryeministri ka pezulluar së pari masën tjetër e sigurisë në GJK dhe heqjen e imunitetit, që në këtë gjendje të na shfaqet Balluku të na bëjë karshillëk. Lufta për Ballukun është lufta për kryeministrin.

SPAK po mundohet që janë krejt të lirë dhe kanë mundësi të shkojnë te radhët e kryeministrit. Kryeministri po mundohet vërë kufirin te thana. Për tu thënë se te dera ime, që oficerët e BKH tentuan të hyjnë me kobure në kryeministri.

SPAK ka ndryshuar tempin ndaj kryeministrit. Tre goditje kryesore ndodhën pas Trump bëri betimin në Shtëpinë e Bardhë. Te pjesa që thashë për sot, në fakt veprimet e themelit kryeministri ka përdorur pushtetin e tij për ta pezulluar. SPAK ka hapësirë ligjore që të bjeri nga Kina për të vajtur te Balluku. U mundua të shkojë direkt, ja mohoi Rama, sot bëri kontrolle. Veprimet ndaj kryeministrit të Shqipërisë duhet të merren nga autoritetet tona.

Sa më shumë reziston Balluku, aq më shumë shton presionin SPAK-u.

Happening now...