35-vjetori i lëvizjes studentore e Dhjetorit ’90, presidenti Begaj: I hapi rrugën Shqipërisë europiane, çdo hap nderon guximin e tyre

2025-12-08 09:14:11 / POLITIKË ALFA PRESS

35-vjetori i lëvizjes studentore e Dhjetorit ’90, presidenti Begaj: I

Në 35-vjetorin e lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka kujtuar sakrificën dhe guximin e të rinjve që i hapën rrugën Shqipërisë drejt demokracisë dhe Europës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Presidenti shkruan:

“Si sot, 35 vjet më parë, në rrugët e Tiranës ushtoi thirrja e studentëve idealistë: ‘E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!’.

Guximi dhe lëvizja rinore e Dhjetorit ’90 i hapën rrugën Shqipërisë europiane.

Çdo hap që hedhim në këtë rrugëtim nderon guximin rinor që rrëzoi perden e hekurt që e ndante Shqipërinë nga Evropa.”

Presidenti Begaj thekson se aspirata europiane e shqiptarëve është e pandarë nga idealet e lirisë dhe demokracisë së atyre ditëve.

 

Happening now...

ideas