Touching moment/ The moderator bursts into tears while commemorating the Reçak massacre in the news edition, where her father was killed

2026-01-16 12:00:29 / KOSOVA ALFA PRESS

Touching moment/ The moderator bursts into tears while commemorating the

Ditën e djeshme në 27-vjetorin e Masakrës së Reçakut, edicionet e lajmeve risollën në kujtesë tragjedinë që nuk mun të harrohet për gjenocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Dhimbja mbetet e pranishme në kujtesën e popullit shqiptar. 

Këtë ndjesi e përcolli në mënyrë prekëse prezantuesja e Edicionit Qendror në RTK, Vlora Fetoshi, e cila shpërtheu në lot pas kronikave të njëpasnjëshme për homazhet në Reçak dhe për masakrën në Krushë të Madhe.

Për vite të tëra, Vlora kishte mbajtur në heshtje dhimbjen për humbjen makabre të babait të saj, vrarë nga forcat policore dhe ushtarake serbe në masakrën e Krushës.

Por sonte, heshtja e tradhtoi, gjatë transmetimit të drejtpërdrejt.

Ajo nuk lexoi vetëm lajmet, por solli edhe dhimbjen që ende rëndon mbi familjet e mbijetuar dhe mbi kujtesën tonë kombëtare. 

Happening now...

ideas