Video/ Me armë zjarri dhe duke vrapuar, publikohen pamjet kur atentatori i Trump kalon kordonin e sigurisë ndërsa kërcënonte rojet

Autoritetet amerikane kanë publikuar një video nga momenti i sulmit gjatë darkës së Trump me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, ku personi i armatosur dyshohet se u përpoq t’i afrohej Presidentit amerikan duke qëlluar me armë zjarri.
Sipas prokurorëve federalë, i dyshuari, Cole Allen, tentoi të depërtonte në zonën ku ndodhej presidenti, ndërsa mbante me vete një armë. Videoja e publikuar tregon momentin kur ai kalon përmes sigurisë dhe hap zjarr ndaj një agjenti të Shërbimit Sekret amerikan, duke shkaktuar panik në sallën e eventit, që u zhvillua në Ëashington Hilton.
Prokurorja federale Jeanine Pirro deklaroi se autori qëlloi të paktën një herë me pushkë gjahu, ndërsa një agjent i Shërbimit Sekret iu përgjigj me pesë të shtëna. Agjenti i plagosur mbijetoi falë jelekut antiplumb.
31-vjeçari Allen u paraqit në gjykatën federale të enjten, ku pranoi të qëndrojë në paraburgim deri në zhvillimin e gjyqit, ndërsa nuk i ka mohuar akuzat.
Happening now...
Sali Brava
ideas
My first meeting with Mereme, the future Prime Minister of Albania
Edi Rama's blessing and the vampire at our expense!
Spiropali dhe loja e pritjes për lidershipin
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128