Sali Brava

Sot skadonte afati i fundit – vetëm 24 orë – që Sali Berisha u kishte lënë sfiduesve të tij për të dorëzuar dokumentet për garën e kryetarit. Një afat i paprecedent, që flet shumë për mendësinë dhe mënyrën, se si ai e koncepton garën politike.
Një nga një, kandidatët u paraqitën në dyert e Partisë Demokratike të Shqipërisë, për të depozituar kërkesat e tyre. Por ajo që gjetën ishte një pamje simbolike: Selia bosh, me vetëm një roje te dera. Dyert e tjera të mbyllura. Zyrat të kyçura me brava.
Një parti e mbyllur, në kuptimin më të drejtëpërdrejt të fjalës.
Kandidatët enden nga një zyrë në tjetrën, por gjithçka është e mbyllur. Bravat janë vendosur me urdhër. Dhe kështu, “Sali Brava” nuk fshihet më – sepse nuk ka më pas kujt të fshihet. Dikur fshihej pas Lulzim Bashës, sot përballet vetëm me hijen e vet.
Në mesditë skadonte zyrtarisht afati për dorëzimin e kandidaturave. Por ndërkohë, loja dukej e mbyllur që në fillim. Me një udhëzim të publikuar vetëm 24 orë përpara, u vendosën kritere që përjashtojnë automatikisht rivalët: Të dënuarit me vendim të formës së prerë dhe ata që nuk janë anëtarë të partisë.
Evi Kokalari, Alesia Balliu dhe Ervin Salianji panë aplikimet e tyre të refuzoheshin. Dokumentet e Salianjit u lanë në recepsion – një akt simbolik që flet më shumë se çdo deklaratë. Të tre paralajmëruan se do t’i dorëzojnë edhe elektronikisht, edhe pse gjasat për pranimin janë zero.
Ndërsa kandidatura e vetme e zyrtarizuar mbetet ajo e vetë Berishës.
Përjashtimet janë justifikuar me arsye formale: Mungesë anëtarësie, dënime të mëparshme apo “vetëpërjashtim”. Por në thelb, mesazhi është i qartë: Gara nuk është e hapur.
Çdo politikan ka një moment kur largohet me dinjitet. Por duket se është zgjedhur momenti më i gabuar për të qëndruar me çdo kusht.
Sepse në fund, një gjë mbetet e sigurt: Partia Demokratike do të çlirohet nga Sali Berisha. As Edi Rama e as bravat që i vuri sot PD, nuk e pengojne dot.
Por turpi i shkatërrimit të PD do ti mbetet përjetë Sali Berishës/Alfapress.al
Happening now...
Sali Brava
ideas
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128