Deputeti Luan Baçi

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka injoruar urdhërin e kryetarit të PD-së që demokratët të marrin pjesë në protestën e rinisë. pa flamujt e PD-së, duke u shprehur se nuk ka shkuar asnjë ditë në protestë pasi, sipas tij, ka qenë mjaftueshëm te protestat e organizuara nga Partia Demokratike.
“Unë, për shembull, nuk kam qenë asnjë ditë në protestë. Po e them, nuk e shikoj të arsyeshme që të jem pjesë e asaj proteste për arsye se protestoj boll kur bën Partia Demokratike protesta dhe patjetër do të kemi protestat tona shumë të fuqishme, siç i kemi pasur, duke ftuar të gjithë shqiptarët”, tha Baçi në A2CNN.
Kur u pyet se kur do të rinisin protestat e Partisë Demokratike, Baçi u përgjigj: “Jemi duke përfunduar procesin zgjedhor, me konstituimin e Këshillit Kombëtar dhe zgjedhjen e organeve të tjera drejtuese dhe pastaj do të njoftojmë qytetarët me agjendën tonë, për të qenë transparentë dhe përbashkues me të gjithë”.
Sipas tij, “në protestën qytetare janë me qindra e mijëra demokratë dhe kjo është në të mirë të protestës dhe Shqipërisë”.
Happening now...
ideas
Their time is up.
Two sides of the same coin!
Cikloni gjeopolitik dhe paktet e fundit të tranzicionit shqiptar
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128