Diaspora nuk ndalet! Shqiptarët në Berlin në protestë kundër Ramës

2026-06-14 13:54:37 / POLITIKË ALFA PRESS

Diaspora nuk ndalet! Shqiptarët në Berlin në protestë

Nga Lustgarten, sheshin midis Altes Museum dhe Berliner Dom, në qendër të Berlinit, shqiptarët kanë dalë në protestë dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Diaspora i është bashkuar protestës, pas revoltave që nisën nga shqiptarët në Tiranë, të cilët dolën në protestë kundër qeverisjes Rama.

Protesta vijon tashmë prej 14 ditësh, ndërsa sot do të zhvillohet sërish protestë në Tiranë, në orën 18:00, kundër kryeministrit.

Mesazhi i protestës ka qenë i qartë, dorëheqja e kryeministrit, ndërsa protestuesit janë shprehur se do t’i qëndrojnë deri në fund kësaj proteste.

Happening now...

ideas