Pse sulmi i SHBA ndaj Iranit u anulua nga Trump në minutën e fundit? Zbulohet arsyeja

2026-01-17 21:14:14 / BOTA ALFA PRESS

Pse sulmi i SHBA ndaj Iranit u anulua nga Trump në minutën e fundit?

Presidenti amerikan Donald Trump u tërhoq në minutën e fundit nga urdhri për të sulmuar Iranin, siç raporton gazeta “Wall Street Journal”.

Edhe pse Pentagoni ishte në gatishmëri të plotë për të goditur të mërkurën, presidenti amerikan “shtypi frenat” pas paralajmërimeve se një sulm i shkallës së gjerë nuk do të garantonte rënien e regjimit, por mund të ndizte një luftë të pakontrollueshme rajonale.

Vendimtar në këtë prapakthesë ishte edhe lobimi i ethshëm i Izraelit dhe vendeve arabe, të cilët i druheshin një hakmarrjeje direkte në territoret e tyre.

Në terren, bilanci i shtypjes së protestave ka marrë përmasa masakre, duke kapërcyer tashmë shifrën e 3 mijë e 400 të vrarëve. Makthi i familjarëve vazhdon edhe pas vdekjes, pasi autoritetet akuzohen se po kërkojnë shuma deri në 7 mijë dollarë si “shërbim” për dorëzimin e trupave.

Shumë prindër të dëshpëruar po detyrohen të braktisin trupat e fëmijëve të tyre në morgje, pasi nuk kanë mundësi të paguajnë gjobat marramendëse që u vendos shteti për varrosjen.

Paralelisht, regjimi ka nisur një operacion masiv identifikimi të protestuesve pjesëmarrës në trazira.

Forcat e sigurisë po bastisin shtëpi dhe biznese për të sekuestruar çdo regjistrim të kamerave të sigurisë në zonat e përleshjeve.

Në pika të shumta kontrolli, qytetarëve u konfiskohen telefonat; kushdo që ka imazhe të protestave apo komunikime “të dyshimta” arrestohet menjëherë, duke e çuar numrin e të burgosurve në mbi 12 mijë.

Happening now...

ideas