Fatal accident on the Durrës-Rrogozhina road, car kills pedestrian

2026-02-09 11:20:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Fatal accident on the Durrës-Rrogozhina road, car kills pedestrian

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Durrës-Rrogozhinë.

Rreth orës 09:30, një automjet i drejtuar nga shtetasi M. I. ka përplasur një këmbësor, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në vend.

Viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e këmbësorit, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti fatal.

 

Happening now...

ideas