“Më jep 100 mijë euro, ose të publikova fotot dhe videot intime!”/ Shantazhoi 26-vjeçaren për pagesë, e pëson i riu nga Kosova

Shantazhi ndaj një 26-vjeçareje që t’i paguante 100 mijë euro për të mos i publikuar fotot dhe videot intime në internet, i ka kushtuar shtrenjtë një të riu nga Kosova.
Policia e Tiranës njoftoi sot se ka arrestuar 37-vjeçarin H.L., nën akuzën e “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Mësohet se i arrestuari i ka kërkuar një shumë prej 100 mijë eurosh një 26-vjeçareje, që të mos i publikonte në rrjetet sociale video dhe foto me përmbajtje intime.
“Menjëherë pas indicies se një shtetas kanoste nëpërmjet thirrjeve/mesazheve në një platformë një 26-vjeçare, që t’i jepte 100 000 euro, për të mos i publikuar në rrjete sociale, foto/video me përmbajtje intime, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës organizuan punën dhe në kuadër të operacionit “Privatësia”, kapën dhe u vunë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin kosovar: -H. L., 37 vjeç, banues në Kosovë”, bëri me dije policia e kryeqytetit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
Happening now...
ideas
Ilir Meta, this gypsy of Edi Rama!
How to govern the country and lead the opposition... for yourself!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128