Rama gathers the Socialist Party parliamentary group, Belinda Balluku also present

2026-02-09 10:33:04 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama gathers the Socialist Party parliamentary group, Belinda Balluku also

Përpara se të niset për në Bruksel, kryeministri Edi Rama po zhvillon një mbledhje me grupin parlamentar.

Kësaj mbledhje gjithashtu i është bashkuar dhe Belinda Balluku, e cila tashmë është e pezulluar nga posti i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe aktualisht gëzon vetëm statusin e deputetit.

Pas shprehjes së gjyqtarëve të Kushtetueses, radhën e ka mbledhja e Komisionit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK, të cilët kërkojnë heqjen e imunitetit të deputetit me qëllim arrestimin e saj.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama do të niset rreth orës 14:00 drejt Brukselit ku do të takohet me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Kosta. Në fokus të bisedimeve do të jenë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

 

Happening now...

ideas