His name appeared in Balluk's file, businessman Ram Geci appears before SPAK

Biznesmeni Ram Geci është paraqitur paraditen e kësaj të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).
Nuk dihen ende arsyet e paraqitjes në SPAK, por emri i tij doli pak kohë më parë në dosjen e Belinda Ballukut.
Në dosjen e Belinda Ballukut, një nga mesazhet dërguar ish-vartësit të saj Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH-së, numri dy i qeverisë u e informon këtë të fundit se ka takuar biznesmenin, Ram Gecin me kërkesën e te KM, cili dyshohet te jete Kryeministri Rama.
Bisedat janë zbardhur nga telefoni i sekuestruar “Blackberry” i Evis Berberit!
Nga komunikimi i datës 24.08.2021, në aplikacionin “Whatsapp”, në orën 13:49, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: “KM më kërkoi të takoj Ram Gecin”.
Pas këtij mesazhi, në orën 13:51, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhet në aplikacionin “Signal Private Messenger”, me tekst: “E kishte takuar sot. Të kaloj nga zyra se e takova para një ore në kantier, bëra një xhiro në gjithë Unazën”.
Në orën 13:52, Belinda Balluku: “Jam në shpi peshk, me pak fjalë, me një virozë”.
Në orën 13:52, Evis Berberi: “Obobo”.
Në orën 13:52, Belinda Balluku: “Në PR do e çojmë këtë, them unë. Sa është PR?”.
Në orën 13:53, Evis Berberi: “15 ml, rreth diku te 10 milionë euro pa TVSH, 15 miliardë lekë”.
SPAK sqaron se në lidhje me bisedat e mësipërme, nga hetimi rezulton se Autoriteti Rrugor Shqiptar në datën 15.09.2021 ka bërë njoftimin për procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtim rruga Porto Romano Durrës, Loti 3 (vazhdimi)”.
Në Buletinin nr. 167, datë 22.11.2021, të Agjencisë së Prokurimit Publik, rezulton se për këtë procedurë prokurimi është publikuar njoftimi mbi vlerësimin e ofertave të operatorëve ekonomikë, ku ka rezultuar se është kualifikuar oferta e paraqitur nga shoqëria “Geci” sh.p.k.
“KM më kërkoi të TAKOJ biznesmenin Ram Geci”, Balluku: “Ndërtim rruga Porto Romano Durrës, Loti 3 (vazhdimi)”
Referuar të dhënave të sistemit elektronik të prokurimit publik, si rezultat i shpalljes fitues të shoqërisë “Geci” sh.p.k., në këtë procedurë prokurimi, është lidhur kontrata midis Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe shoqërisë “Geci” sh.p.k., me objekt “Ndërtim rruga Porto Romano Durrës, Loti 3 (vazhdimi)”.
Nga hetimi rezulton se shoqëria “Geci” sh.p.k. ka si ortak të vetëm dhe administrator shtetasin, Ram Geci.
Happening now...
ideas
Ilir Meta, this gypsy of Edi Rama!
How to govern the country and lead the opposition... for yourself!
top
Alfa recipes
TRENDING 
services
- POLICE129
- STREET POLICE126
- AMBULANCE112
- FIREFIGHTER128