Mblidhen mbi 75 mijë euro për kthimin e trupave të familjes Kola në Shqipëri

Mbi 75 mijë euro janë mbledhur brenda dy ditësh në platformën GoFundMe për familjen shqiptare Kola, e cila u shua tragjikisht pak ditë më parë në Porcari, në provincën e Luccas, në Itali.
Familja humbi jetën si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit, që dyshohet se u shkaktua nga një kaldajë gazi. Fushata e mbledhjes së fondeve u iniciua nga Durim Kola, vëllai i 48-vjeçarit Arti Kola, me qëllim mbulimin e shpenzimeve funerale dhe transportin e trupave drejt Shqipërisë, ku do të zhvillohen ceremonitë mortore.
Sipas mediave italiane, dhjetëra persona kanë kontribuar në këtë nismë humanitare me shuma që variojnë nga 50 deri në 500 euro.
Ndërkohë, Prokuroria e Luccas ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e përgjegjësive të mundshme. Nga verifikimet paraprake rezulton se kaldaja ka qenë e re dhe dyshohet se ishte instaluar nga vetë pronari i banesës.
Autoritetet vijojnë hetimet, ndërsa pritet që trupat e viktimave të kthehen në Shqipëri për t’u përcjellë në banesën e fundit.
Po ndodh...
ide
Dosja Epstein: Pushteti pa dritë dhe elitat pa përgjegjësi
Ilir Meta, kjo çingie e Edi Ramës!
Si të qeverisësh vendin dhe të drejtosh opozitën... për veten!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
