Rama tha se jeton me qira, gazetarja e nxjerr bllof: Mirlinda Karçanaj ka blerë një shtëpi 500 mijë euro dhe e ka regjistruar në emër të vëllait

27 Shkurt 2026, 21:02 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama tha se jeton me qira, gazetarja e nxjerr bllof: Mirlinda Karçanaj ka

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalimit të tij, ditën e djeshme, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, foli për hetimet që po kryen SPAK për AKSHI-n. Rama tha se ish-drejtuesja e këtij institucioni Milinda Karçanaj, jeton me qira dhe nuk ka makinë.

Gazetarja Anduena Llabani, ka deklaruar se ish-drejtoresha e AKSHI-t, jeton me qira në qendër të Tiranës. Por sipas gazetares, Karçanaj ka blerë një shtëpi banimi 500 mijë euro nga një prej grupeve kriminale që merren me trafikun ndërkombëtar të drogave të forta.

Nëse flasim për Mirlinda Karçanaj, dhe nëse pyesim nëse Rama po mbron të vetët, e kam thënë me përgjegjësi të plotë se Karçanaj jeton në shtëpi me qira në qendër të Tiranës që kushton shumë. Mirlinda Karçanaj ka dalë dhe në një dosje të SPAK që lidhet me trafikun ndërkombëtar të drogave të forta të një grupi trafikantësh, persona në hetim dhe ka dalë emri i saj sepse si drejtoreshë e AKSHI ka blerë tek një nga këto personazhe shtëpi banimi 500 mijë euro, nëse kjo quhet e pastrehë atëherë se dimë se si duhet të quhemi ne”, tha gazetarja.

Më tej Llabani deklaroi se SPAK ka prova që prova që Karçanaj ka vendosur pasuri të shumta në emër të vëllait të saj.

“Shtëpinë me qira e ka marrë për tju shmangur një skandali të tillë dhe duke dashur që të fshehë pasurinë apo blerjen e apartamentit tek një grup në hetim ka bërë dhe manovrën e fundit. Ka prova që Karçanaj ka vendosur pasuri të shumta në emër të vëllait të saj. unë e di që SPAK menjëherë pasi bën një procedim penal, bën dhe një hetim pasuror”, deklaroi Llabani.

Po ndodh...

ide