EMRI/ Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Greqi, arrestohet autori i dyshuar, çfarë deklaroi në Polici

27 Shkurt 2026, 20:24 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Vrasja e 17-vjeçarit shqiptar në Greqi, arrestohet autori i

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e regjstruar në Greqi, ku 17-vjeçari shqiptar Aleks Vangjeli u godit për vdekje me thikë pas një përleshjeje me një tjetër të ri.

Raportohet se pak orë pas krimit, policia ka arrestuar autorin e dyshuar. Sipas burimeve zyrtare, autori është një 17-vjeçar shtetas grek, i cili kishte shkuar në drejtorinë lokale të policisë dhe pranoi se ishte ai që kreu vrasjen e Vangjelit dhe plagosi shokun e tij 19-vjeçar.

“Erdha të dorëzohem, unë jam ai që po kërkoni për vrasjen”, ka deklaruar ai.  Sipas autorit, shkak i ngjarjes ishte një sherr banal mes tyre.

Në pranga u vu edhe nëna e tij, me akuza për lënien pa kujdes të të miturit dhe për tentativë për fshehje të provave, pasi sipas policisë tentoi të ngatërronte hetuesit duke thënë se autori ishte 19-vjeçari i plagosur. Të dy do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie paraditen e së shtunës, më 28 shkurt.

17-vjeçari shqiptar u gjet i shtrirë në rrugë me plagë të shumta thike, përfshirë një plagë në gjoks që i shkaktoi dëmtime në zemër.

19-vjeçari, mik i ngushtë i viktimës, u plagos në bark dhe u transportua në spitalin e Athinës, ku iu nënshtrua operacionit kirurgjik dhe aktualisht ndodhet në klinikën kirurgjikale.

Ngjarja duket se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në lagjen Loutraki, por detajet për vendin dhe rrethanat e sakta po hetohen nga policia.

Nëna e 19-vjeçarit të plagosur u shpreh për mediat greke:

“Nuk di asgjë ende, isha duke fjetur kur më morën. Sa i përket fëmijës tjetër, zbulova se kishte vdekur rrugës. Ai ishte një mik i ngushtë i djalit tim. Kush janë ata që vranë një fëmijë dhe shkuan të vrisnin një tjetër? Nuk e di…”

Hetimet për ngjarjen janë në vijim, ndërsa autoritetet po puojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Sherr me thika mes dy të rinjve në Greqi, humb jetën 17-vjeçari shqiptar/ EMRI

Po ndodh...

ide