Zjarr në Risili të Vlorës, digjen disa rrënjë ullinjsh

27 Shkurt 2026, 18:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zjarr në Risili të Vlorës, digjen disa rrënjë ullinjsh

Një zjarr është regjistruar këtë të premte në kodrat e fshatit Risili, në Vlorë, duke shkaktuar dëme në disa rrënjë ullinjsh.

Flakët u përhapën në një zonë me bimësi dhe preken disa pemë ulliri.

Zjarri u izolua rreth mesditës, duke shmangur përhapjen e mëtejshme në sipërfaqe të tjera me kultura bujqësore.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.

Po ndodh...

ide