U bëri thirrje amerikanëve të mos frekuentojnë disa lokale në Tiranë, ambasada sqaron deklaratën

Ambasada e SHBA në vendin tonë me anë të një njoftimi një javë më parë u bënte thirrje qytetarëve amerikanë qe jetojnë në Shqipëri që të shmangnin disa destinacione si bare dhe restorante në Tiranë.
Të kontaktuar nga emisioni Quo Vadis në Vizion Plus se për çfarë bëhet fjalë konkretisht, cila është arsyeja e thirrjes që qytetarët amerikanë të mos vizitojnë këto bare dhe restorante në kryeqytet, Ambasada thekson se thirrja vjen pasi është pritoritet për të mbrotjur shtetasit amerikanë kudo ku ata ndodhen.
Pa dhënë detaje specifike, ambasada vijon në përgjigjen e saj se ambasadat dhe konsullatat e SHBA nëpër botë japin mesazhe STEP për tu dhënë mundësi qytetarëve amerikanë të mbrojnë veten.
Njoftimi
Subjekti: Alarm sigurie
Vendndodhja: Tirana
Data/Ora: E premte, 20 shkurt 2026
Ngjarja: Si një masë paraprake sigurie për shkak të mundësisë së dhunës hakmarrëse dhe/ose raportimeve për praktika të padrejta biznesi dhe shqetësime për sigurinë, restorantet e mëposhtme janë të ndaluara për personelin e Ambasadës Amerikane:
Juvenilja
Juvenilja Castle
Pastiçeri Venezia
Magic Club
Veprimet që duhen ndërmarrë:
Qytetarëve amerikanë u këshillohet të shmangin këto restorante
Monitoroni mediat lokale
Gjithmonë keni një plan emergjence ose strategji daljeje
Mbani një profil të ulët
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Korrupsioni - mënyra jonë e jetesës
Drejtësi “cilësore” për pushtetarët, por jo për qytetarët
Fallxhorët e Medias
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128