“O flori nuk bëhen punimet në dimër”/ Përplasje mes fqinjëve në Librazhd, shkak tymi i oxhakut

27 Shkurt 2026, 21:58 / AKTUALITET ALFA PRESS

“O flori nuk bëhen punimet në dimër”/ Përplasje

Në Librazhd, në lagjen nr. 2, Elton Rruplli prej 11 vitesh përballet me një problem të vazhdueshëm, tymin që i vjen nga oxhakët e fqinjëve, Shefki Bahiti dhe Liza Blloshmi.

Eltoni tregon se, për këtë arsye, nuk mund të hapë as dritaret e tij.

“Shikoje sa afër jam unë këtu. Nuk e hap dot këtë dritare se bllokohesh fare. Edhe pa e hapur, vjen era këtu. Muri është nxirë. Unë e kam lyer para një viti dhe prap…

Në katin e sipër, është akoma më tepër.

Kjo është dhoma e gjumit të fëmijëve. Kjo është më e tmerrshmja”, tha ai.

Sipas Eltonit, oxhakët janë nën parametrat teknikë, më pak se një metër të lartë. Ai thotë se u përpoq ta zgjidhte me mirëkuptim këtë problem, madje ofroi të paguante vetë zgjatjen e tubave, por nuk gjeti dakordësi.

Ankesat në Bashki dhe në Policinë Bashkiake mbetën pa zgjidhje.

Pas ndërhyrjes së gazetares së emisionit “Stop”, njëra familje pranoi të ndërhynte, ndërsa Bashkia, me mbështetjen e kryetarit Maringlen Disha, ngriti një grup pune në terren.

BahitiI kemi gjykuar të gjitha variantet ne, o flori, edhe nuk mund të qëndrojë tubi. Ku do qëndrojë tubi?

GazetarjaTek tubi ekzistues që është, vetëm ta zgjasësh dy-tre metra.

BahitiKu do qëndrojë? Teknikisht…!

GazetarjaPo nga të del ty tymi i oxhakut? Se po bëjmë kuicë si Babagjyshi.

GazetarjaIdeja është të gjejmë një zgjidhje zotëri.

BahitiObjekti im është ndërtuar para objektit të atij.

RruplliPor, oxhaku është bërë më pas.

BahitiOxhakët, që i kam ndërtuar, i kam ndërtuar në miratim. Ka një ligj për oxhakët, ka qenë Kryetari…

GazetarjaE kuptoj. Dëgjo, edhe ai objekti që është ngjitur me ty, prap me kryetarë kanë qenë që i ka dhënë leje. Ne nuk do merremi me kryetarët e Librazhdit se kush ka qenë, por çfarë zgjidhje mund të gjejmë zotëri?

BahitiUnë, çfarë t’i bëj? Unë çfarë t’i bëj?

GazetarjaÇfarë të bësh ti? Të sigurosh që ndotja, tymi, mos t’i futet personit tjetër në shtëpi.

BahitiPo nëqoftëse ai do ta kishte bërë 10 katësh, unë 10 kate do ta ngrija këtë tubacion lart?

GazetarjaPo nuk e ke 10 kate, e ke 5 kate. Zotëri, 3 metra tub, 100 mijë lekë kushton.

BahitiPo nuk diskutohet tubi, mo flori!

GazetarjaPo çfarë diskutohet? Inati? Ti je rrezik edhe për djegie shtëpish.

Bahiti: Jo s’kam rrezik për djegie shtëpish.

GazetarjaDo e japësh një zgjidhje ti? Apo, ta japin institucionet?

BahitiPo, ne do të shikojmë nga vera tani!

GazetarjaJo, jo, nga vera, jemi në dimër. Nga vera ti nuk e hap sobën zotëri.

BahitiO flori nuk bëhen në dimër punimet, do rrëzoj njerëzit nga çatia unë?

GazetarjaKëtu nuk është qamet i madh, punojnë njerëzit! A mund të lësh një afat për zgjidhje?

BahitiJo, unë afat nuk mund të lë!

GazetarjaDakord. Afatin e marr unë të Bashkia. Të përshëndes!

Përgjigjja e familjes Blloshmi:

BlloshmiEdhe këtë dimër domëthënë, edhe këtë vit, nuk do bëj asgjë!

GazetarjaSi nuk do bësh asgjë?

BlloshmiPo mbaroi dimri. Të iki dhe ky shkurti, edhe 10 ditë sa kanë ngelur, edhe nuk ndizet më zjarri.

Dy familjeve iu la afat 1 javë për rregullimin e oxhakëve sipas standardeve. /Emisioni STOP

Po ndodh...

ide