Artan Hoxha: Durim Bami “minierë informacioni”, di më shumë se SkyECC. Pse kërkon të mos qëndrojë te 313-a

Gazetari Artan Hoxha tha se nëse organet e drejtësisë do të arrijnë ta bëjnë Durim Bami bashkëpunëtor të drejtësisë, mund të dalin në dritë informacione edhe më të shumta sesa ato të zbuluara nga përgjimet e Sky ECC. Megjithatë, ai u shpreh skeptik për një zhvillim të tillë.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Hoxha tha se Bami akuzohet për ngjarje të ndodhura gjatë viteve 2019–2021, periudhë për të cilën, sipas tij, prokurorët kanë siguruar prova përmes të dhënave të Sky ECC.
“Është një person i ekspozuar në shumë ngjarje të rënda. Nëse do të bëhej i penduar i drejtësisë, do të kishte më shumë informacion sesa ka dalë deri tani nga Sky ECC. Por është e vështirë, pasi ai bën llogari dhe ka familjarë jashtë”, u shpreh Hoxha.
Sipas gazetarit, Bami ka bashkëpunuar më herët me drejtësinë në çështjen Doshi–Meta dhe zotëron informacion të konsiderueshëm për ngjarje kriminale të viteve të fundit.
Hoxha komentoi edhe kërkesën e Bamit për t’u transferuar në burgun e Fushë-Krujës dhe jo në burgun 313 në Tiranë, i njohur si një prej institucioneve me siguri të lartë.
Ai kujtoi se në 313 ndodhen edhe persona me të cilët Bami ka pasur konflikte në të kaluarën, përfshirë Emiljano Shullazi. Sipas Hoxhës, kjo mund të jetë një nga arsyet pse ai ka kërkuar një institucion tjetër.
“Në çdo burg ta çosh do të dalë një njeri që ka probleme me të. Në momentin që është sjellë dhe është çuar në bllokun e sigurisë dhe më pas tek 313, që njihet si më i sigurti, ku ndodhet dhe Meta, ndodhet Emiljano Shullazi.
Kujtoj që në atentatin ndaj Shullazit, Bami ka qenë i akuzuar. Bami ka kundërshtar në çdo burg. Ai ka kërkuar burgun e Fushë-Krujës sepse është një burg i vogël, ka personazhe të tjerë nga zona e vet dhe ndjehet më i mbrojtur. Duke pasur parasysh se çfarë ndodhi në burgun e Peqinit, tregon që nëse dikush nisen për të vrarë të vret, kanë fuqi logjistike dhe financiare.
Ai ka zgjedhur Fushë Krujën gjithashtu sepse aty e ka më afër familjen, sepse familja e tij mund të goditet dhe sulmohet ndërsa ikin për ta takuar në një burg tjetër”, tha ai.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Korrupsioni - mënyra jonë e jetesës
Drejtësi “cilësore” për pushtetarët, por jo për qytetarët
Fallxhorët e Medias
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128