Tërmet i fortë në Maqedoninë e Veriut, ja ku ishte epiqendra

16 Qershor 2025, 10:39 / BOTA ALFA PRESS

Tërmet i fortë në Maqedoninë e Veriut, ja ku ishte epiqendra

Maqedonia e Veriut është goditur sot, më 16 qershor, nga një tërmet me magnitudë 4.0 i shkallës Rihter.

Njoftimi u bë Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare. Sipas EMSC-së, epiqendra e tërmetit ndodhej në zonën epiqendrore të Ohrit. Tërmeti ishte me një thellësi prej 10 kilometrash.

Përveç Ohrit, tërmeti u ndje edhe nga banorët e vendbanimeve përreth, si dhe në zonat kufitare në Shqipërinë fqinje.

Deri më tani, nuk ka informacione për dëme të mundshme apo për persona të lënduar./KlanKosova

Po ndodh...

ide