U vra në Sukth, kush është 38-vjeçari? Nipi i “Arapit të Sukthit”, u qëllua me automatik teksa ishte në makinë

27 Shtator 2023, 07:54 / AKTUALITET ALFA PRESS

U vra në Sukth, kush është 38-vjeçari? Nipi i
Fatjon Dervishi, është 38 vjeçari që u vra rreth mesnatës nga persona të paidentifikuar. Dervishi, është qëlluar me breshëri plumbash në zonën e njohur si Katund, Sukth. Policia dhe dy grupe të FNSH-së kanë ngritur pika kontrolli të shumta në Durrës dhe Tiranë.

Kush ishte Fatjon Dervishi?

38-vjeçari sipas burimeve ishte nipi i “Arapit të Sukthit”, një personazh i njohur ky për drejtësinë.

Ai është person me precedent kriminal në trafikun e lëndëve narikotike dhe i skeduar për vrasje. Në vitin 1991 është akuzuar për vrasjen e A.Cyrbja.

Po ndodh...

ide