Tragjedia në Konispol/ Trupat e të moshuarve do i nënshtrohen ekspertizës mjeko-ligjore në Tiranë

6 Gusht 2024, 14:55 / AKTUALITET ALFA PRESS

Tragjedia në Konispol/ Trupat e të moshuarve do i nënshtrohen

Shano dhe Hysen Islamaj, dy viktimat e tragjedisë familjare në Konispol do të dërgohen drejt Tiranë për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë dhe shkakun e saktë të vdekjes. Sipas informacioneve pasi janë dërguar si fillim në morgun e spitalit të Sarandës, trupi i Hyso Islamajt, 69 vjeç dhe i Shano Islamajt u transportuan me ambulancë në mjekësinë ligjore në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Shalës në Konispol rreth orës 07:00. 69-vjeçari Hysen Islamaj gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me sëpatë bashkëshorten e tij Shano Islamaj. Pas kësaj i moshuari, është konfliktuar edhe me djalin e tij, Klemendin Islamaj. Ky i fundit e ka shtyrë të atin nga shkallët e banesës dhe si pasojë 69-vjeçar ka ndërruar jetë në vendngjarje. 40-vjeçari ndodhet tashmë i arrestuar, ndërsa po punohet gjithashtu për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

 

Po ndodh...

ide