Saga e hakmarrjeve/ Pazaret e prishura që po marrin shumë jetë njerëzish

21 Korrik 2024, 09:13 / AKTUALITET ALFA PRESS

Saga e hakmarrjeve/ Pazaret e prishura që po marrin shumë jetë

Atentati me tre të vrarë në Memaliaj duket se është në vazhdën e sagës së ekzekutimeve pas vrasjes së Aleksandër Sadikajt dhe të Edmond Papës. Dyshohet se objektiv i vrasje ka qenë babai i Andrea Klemit.

Por si u përfshi Kalemi te vrasja e Sadikajt?

Vetëm dy ditë para se të ekzekutohej në 11 qershor 2022 në Tiranë, shumë pranë rreth rrotullimit të TEG, Alekandër Sadikaj, ka qënë në qytetin e Sarandës.

I riu rezulton të ketë fjetur pikërisht në hotelin ”Blues Sky”, që është në pronësi të Edmond Papës dhe vëllait të këtij të fundit Kristo Qirici. Kjo marrëdhënie por dhe dëshmi të mbledhura nga policia, ka faktuar se Sadikaj dhe Edmond Papa, njiheshin mirë me njëri-tjetrin.

Veç të arrestuarit Albano Velo dhe Andrew Bode, një tjetër emër doli në skenën e hetimit si i dyshuar se mund të ketë gisht në këtë ngjarje. Bëhet fjalë pikërisht për Adriatik alias Andrea Kalemi, i cili është djali i dajës së Aleksandër Sadikaj.

Sipas analizës së bërë nga policia dhe prokuroria në janar të këtij viti rezultoi se Andrea Kalemi, ka lidhje të ngushta shoqërore me dy personat e arrestuar Albano Velo dhe Andrew Bode, ku së bashku kanë frekuentuar lokalet dhe udhëtuar jashtë shtetit.

Ky person por edhe individë të tjerë, familjarë të viktimës Aleksandër Sadikaj, në rrugë operative dyshohet se kanë pasur dyshime të vazhdueshme se vrasja e Sadikaj është organizuar në qytetin e Sarandës, pikërisht në hotelin ku ai kishte fjetur dy ditë para se të ekzekutohej me tritol në makinë.

Në vazhdim të këtyre dyshimeve, familjarët dhe persona të rrethit shoqëruar të Aleksandër Sadikajt, janë angazhuar privatisht për të mësuar detaje me qëllim hakmarrjen për vrasjen e personit të tyre të afërm, ku Edmond Papa, ka qenë njeriu kryesor i dyshuar si autor dhe organizator i këtij krimi të rëndë të ndodhur në 11 qershor 2022.

Nisur nga kjo situatë, pas 6 muaj nga vrasja e Sadikajt është vendosur ekzekutimi i Edmond Papës në Tiranë. Vrasja e tij është kryer teksa ndodhej i vetëm në ambientet e një kafeneje dhe Papa po konsumonte kafe, ngjarje kjo e ndodhur më 16 dhjetor të vitit 2022. Ai është qëlluar me pistoletë disa herë në një distancë të vogël, duke i shkaktuar plagë tejshkuese. Për këtë krim policia mundi të arrestojë Albano Velon, djalin e një ish-punonjësi Policie në Komisariatin nr.4 në Tiranë dhe shpalli në kërkim Andreë Bode.

Këto vrasje sollën më pas një sagë të gjatë hakmarrje:  

11 qershor 2022 -  Aleksandër Sadikaj vritet në një shpërthim me telekomandë.  27 vjeçari ishte kushëriri i Kalemëve. Sadikaj po lëvizte me makinë në aksin e njohur si Sauk-TEG. Autorët dyshohet se kishin vënë një sasi të konsiderueshme prej 150 gramësh tritol të komanduar me telekomandë, në pjesën e përparme të makinës e cila është aktivizuar gjatë lëvizjes.

16 dhjetor 2022 - Gjashtë  muaj më pas vritet në Tiranë biznesmeni sarandiot Edmond Papa. Vrasja ishte hakmarrje për vrasjen e Sadikajt. Për ekzekutimin e tij i arrestuar është shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo, ndërsa në kërkim është shoku tjetër Andreë Bode. Në dosjen hetimore përmendet edhe emri i Kalemit.

9 gusht 2023 Andrea Kalemi i shpëton atentatit në ishullin Pax të Greqisë, teksa kishte shkuar me pushime me 3 fëmijët dhe gruan e tij.

14 dhjetor 2023 Andrea Kalemi plagoset me thikë në burgun  “Koridhalos” në Greqi. Autori sipas mediave grekte kishte qenë një 28-vjeçar egjiptian.

8 janar 2024 Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet dhe dorëzon në gjykatë dosjen penale ndaj Andreë Bodes dhe Albano Velos.  Prokuroria thotë se Papa dyshohet se u vra në shenjë hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt i njohur si ‘Sanço’

12 janar 2024 Tentohet të vritet vëllai i Andrea Kalemit i njohur dhe si Adriatik Kalemi. Nga një makinë në lëvizje u qëllua me kallashnikov drejt Smartit me të cilin po udhëtonte Zamir Kalemi. I riu mbeti i plagosur në këmbë.

20 korrik 2024 ekzekutohet në lokal Shyqo Kalemi, 74 vjeç babai i Andrea dhe Zamir Kalemit. Nga plumbat e kallashnikovit mbeti i vrarë dhe Gledio Muka dhe M. Çela. Pas krimit autorët  janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mallakastrës me një automjet të cilin dyshohet se e kanë djegur në fshatin Bejaj, Mallakastër.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128