Pogradec/ Mjeti bujqësor del nga rruga dhe përfundon në përrua, plagoset rëndë drejtuesi

22 Qershor 2026, 16:09 / AKTUALITET ALFA PRESS

Pogradec/ Mjeti bujqësor del nga rruga dhe përfundon në

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Çërravë të Pogradecit.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet bujqësor ka dalë nga rruga duke u rrëzuar në përroin e fshatit.

Për pasojë, drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Pogradecit për mjekim.

Policia e qarkullimit rrugor ka mbërritur në vendngjarje për të bërë zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Po ndodh...