Nga Londra në Tiranë: dy kultura politike, dy standarde të ndryshme demokracisë

Asnjë votë nuk është një çek i bardhë për të qeverisur pa kufi, pa reflektim dhe pa përgjegjësi.
Ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri Keir Starmer largohet për shkak të rënies së besimit publik dhe presionit politik, në Shqipëri realiteti është krejt tjetër.
Edhe pse prej 22, tashmë 23 ditësh, mijëra qytetarë protestojnë duke kërkuar dorëheqjen e tij, Edi Rama refuzon të marrë çdo përgjegjësi politike.
Ky është dallimi mes një demokracie të konsoliduar dhe një sistemi që e ka personalizuar pushtetin. Në demokracitë e pjekura, liderët kuptojnë se legjitimiteti nuk buron vetëm nga rezultati i zgjedhjeve, por edhe nga ruajtja e vazhdueshme e besimit të qytetarëve. Kur ky besim tronditet, dorëheqja konsiderohet një akt përgjegjësie.
Në Shqipëri, përkundrazi, dorëheqja është shndërruar në një fjalë të huaj për kulturën politike.
Pas më shumë se një dekade në pushtet, mes skandaleve të korrupsionit, ministrave të arrestuar, emigrimit masiv dhe pakënaqësisë në rritje, përgjegjësia politike vazhdon të mungojë.
Një lider demokratik nuk pyet vetëm sa mandate ka fituar, por edhe sa besim ka humbur.
Demokracia nuk dëmtohet kur një kryeministër largohet, ajo dëmtohet kur një kryeministër sillet sikur është i pazëvendësueshëm.
Asnjë votë nuk është një çek i bardhë për të qeverisur pa kufi, pa reflektim dhe pa përgjegjësi.
Në fund të fundit, forca e një demokracie nuk matet nga sa gjatë qëndron një lider në pushtet, por nga aftësia e institucioneve dhe e kulturës politike për t'i kujtuar atij se pushteti është i përkohshëm dhe se askush nuk është mbi vullnetin e qytetarëve.
Po ndodh...
Ik Sali të bjerë Rama
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128