Një grup protestuesish e gdhijnë sërish në bulevard

22 Qershor 2026, 09:00 / POLITIKË ALFA PRESS

Një grup protestuesish e gdhijnë sërish në bulevard

Një grup protestuesish kanë kaluar natën përpara kryeministrisë dhe gjenden ende aty edhe mëngjesin e sotëm.

Ata janë ulur në disa karrige metalike, ndërsa në shkallët e kryeministrisë shihen edhe këpucë, një simbol për të larguarit në emigrim.

Policia ndodhet e pranishme, ndërsa qarkullimi i makinave në bulevard vijon të jetë i bllokuar që nga dita e djeshme.

Edhe pas përfundimit të protestës të së shtunës, një grup protestuesish vijuan qëndrimin e tyre para godinës së qeverisë, i cili zgjati përgjatë gjithë ditës së diel. 



Po ndodh...