Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ në ‘Qytet Studenti’, vijon marshimi i qytetarëve në kryeqytet

21 Qershor 2026, 22:37 / AKTUALITET ALFA PRESS

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, nga bulevardi

Po mbahen në kryeqytet dita e 22-të e protestës popullore.

Si çdo ditë, qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë.

Ata kaluan edhe pranë ‘Fan Zone’, ndërsa brohorisnin: Bashkohuni me ne!

Qytetarët u stacionuan para Kryeministrisë, ku mbajtën fjalimet para marshimit nëpër rrugët e Tiranës.

Pas nisjes së marshimit masiv, pamjet e filmuara me dron tregojnë më së miri përmasat e vërteta të kësaj proteste në ditën e saj të 22-të. Bulevardi kryesor “Dëshmorët e Kombit” është tejmbushur plotësisht nga një lumë njerëzish që shtrihet në një gjatësi kilometrike.

Turma po vijon lëvizjen e saj pranë qendrës së kryeqytetit me thirrje të pandërprera, ndërsa pamjet me dron konfirmojnë se ky është një prej grumbullimeve më të mëdha në historinë e Shqipërisë.

Po ndodh...