Një tjetër klub nga Seria A shfaq interes për Brojën, por sulmuesi ka dhënë fjalën

21 Qershor 2026, 23:02 / SPORT ALFA PRESS

Një tjetër klub nga Seria A shfaq interes për Brojën, por

Armando Broja duket se do të vazhdojë karrierën e tij në Itali, pasi në Angli për momentin gjithçka duket e mbyllur pas dështimit të radhës me ekipin e Bërnlit.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare është kthyer në një element që u intereson disa klubeve në Itali dhe më i fundit ishte ai i Parmës që kishte shfaqur interes për sulmuesin e kuqezinjve. Por situata mbetet e njëjtë, pasi Broja në fakt ka dhënë dritën e gjelbër për një transferim te Kaljari, i cili ishte i pari që u interesua konkretisht për të.

Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë, pasi Bërnli kërkon të përfitojë maksimalisht nga një transferim i futbollistit të cilin e bleu për rreth 20 milionë euro nga Çelsi vetëm një vit më parë. Tani mbetet të shihet se me çfarë formule mund të arrihet marrëveshja mes palëve, të cilat parimisht janë shumë të interesuara që gjithçka të mbyllet me sukses.

Po ndodh...