E sulmuan në krye të detyrës, flet Osman Stafa: Një burrë dhe një grua mu afruan, më shanë dhe më goditën, do e çoj deri në fund

Ka reaguar gazetari Osman Stafa, pas incidentit të rëndë të ndodhur në kryeqytet, gjatë kohës kur po zhvillohej protesta. Sipas tij një burrë dhe një grua kanë ndërprerë rrugën dhe e kanë goditur fizikisht. Ai tha se ata e akuzuan se nuk po e kryente mirë punën e tij dhe e ofenduan me sharje e fyerje.
Pas ngjarjes, gazetari ka kërkuar të bëjë kallëzim personal në polici, duke theksuar se nuk i njihte autorët dhe se sulmi ishte i paprovokuar. Ai pretendon se personat, të cilët dyshohet se janë bashkëshortë dhe mbi 50 vjeç, kanë dhënë dëshmi të rreme, duke e akuzuar se u ka thënë pse nuk kishin marrë pjesë në protestë.
“Një burrë dhe një grua më ndërprenë rrugën dhe më goditën. Më thanë që punën time nuk e bëj mirë. Të dy ishin të shqetësuar për sa i takon raportimeve që unë kam bërë për protestën. Pas këtij kontakti, kam kërkuar të bëj kallëzim personal. Nuk i njoh dhe filluan duke më çjerrë, më shanë dhe më goditën. Nuk ka asnjë rrembim, asnjë shoqërim timin, kam kërkuar vetë të bëj kallëzim.
Personat ishin të moshës mbi 50 vjeç. Janë shoqëruar dhe ndodhen në Komisariatin nr. 3. Mendoj se ishin bashkëshortë. Ata pretendojnë të kundërtën, mendojnë se unë u kam thënë pse nuk keni ardhur në protestë.
Një dëshmitar po jep ende dëshminë e tij.Unë mendoj se është e qëllimshme, sepse ata po japin dëshmi të rreme. Ata ishin në mes të shumë personave që po ecnin. Unë mendoj se është sulm ndaj detyrës sime.”- tha Osman Stafa.
Po ndodh...
Ik Sali të bjerë Rama
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
