Burri plagos me thikë bashkëshorten pas një konflikti, niset drejt Tiranës për mjekim të specializuar

22 Qershor 2026, 14:15 / AKTUALITET ALFA PRESS

Burri plagos me thikë bashkëshorten pas një konflikti, niset

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme qytetin e Pogradecit ku një burrë ka plagosur me thikë bashkëshorten në banesën e tyre në lagjen Nr.4.

Dyshohet se çifti ka patur një konflikt të çastit dhe burri ka marrë thikën duke plagosur bashkëshorten.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se burri vuan nga probleme të shëndetit mendor. Gruaja është dërguar në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën mjekësore ndërsa do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, por deri më tani nuk ka rrezik për jetën.

Autori është shoqëruar nga policia e Pogradecit në ambjentet e komisariatit. Ndërkohë vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Po ndodh...