Ankesat vonojnë shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve në Kosovë

Më 6 korrik, Kosova pritet të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve. KQZ është në pritje të përfundimit të afateve ligjore dhe vendimeve mbi ankesat e paraqitura, përpara se të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Dy ankesa nga kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës mbeten në shqyrtim.
Përfundimi i procesit zgjedhor në Kosovë mbetet ende në pritje të vendimeve të institucioneve përgjegjëse për ankesat zgjedhore, në mënyrë që të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se nuk mund të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare pa u mbyllur fillimisht të gjitha procedurat ligjore dhe pa shqyrtuar efektet e vendimeve që mund të dalin nga institucionet kompetente.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka konfirmuar se aktualisht po shqyrton dy ankesa të paraqitura nga kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Një prej tyre është kërkesa e kandidatit për deputet Bekim Haxhiu, i cili ka kërkuar rinumërimin e plotë të votave të kandidatëve të partisë së tij. Sipas tij, rinumërimi i një pjese të vendvotimeve ka zbuluar pasaktësi në numërimin fillestar, ndërsa diferencat e vogla mes kandidatëve mund të ndikojnë në ndarjen e mandateve.
Nga ana tjetër, KQZ ka paralajmëruar publikimin e një raporti të detajuar mbi procesin e rinumërimit, i ndërmarrë si masë kontrolli për të garantuar integritetin e votës.
Sipas planit operativ të KQZ-së, rezultatet përfundimtare synohen të shpallen më 26 qershor, ndërsa certifikimi i tyre pritet të bëhet më 6 korrik.
Po ndodh...
Ik Sali të bjerë Rama
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128