Rama shkon në Francë të takojë presidentin francez, Berisha thirrje Macronit: Mos i beso, ai mashtron

Edi Rama u prit sot nga lideri presidenti Emanuel Macron teksa në Shqipëri, prej më shumë se tre javësh, protestohet për largimin e tij.
Por Sali Berisha uron që presidenti francez të mos i besojë variantit që kryeministri Rama do t’i paraqesë për çfarë ndodh në Tiranë.
“Unë uroj dhe dëshiroj që presidenti Macron të mbajë parasysh se realiteti që përshkruan Edi Rama, për bajlozin e zi, algoritmin, për agjenturat e huaja, greke, iraniane, ruse, serbe tani së fundi, nuk është ai realitet që ekziston në bulevardin e Tiranës”, tha Berisha.
Berisha përgëzoi protestuesit që më 20 qershor rrethuan kryeministrinë, duke e cilësuar veprimin e tyre epik.
"Manifestimi dhe rrethimi epik i epiqendrës së krimit është një arritje historike, e cila e bën të pashpresë, e bën fund e krye të pashpresë sundimin e Edi Ramës dhe mafies së tij në Shqipëri”, u shpreh Berisha.
Por nga sheshi nuk reshtin as thirrjet kundër Sali Berishës. Lideri demokrat rikthen edhe një herë shprehjen se “gjethet nuk duhet të pengojnë askënd për të parë trungun’’, duke bërë thirrje që protesta të mos ndalet.
“Asnjë slogan, asnjë parullë, asnjë mashtrim i hedhur aty kundër opozitës së vërtetë, asaj opozite që në kushtet më të vështira të një kalvari të vërtetë, qëndroi e pamposhtur në dhjetëra e dhjetëra protesta kundër regjimit”, theksoi kreu demokrat.
Berisha i dha mesazhet gjatë konferencës së përditshme për mediat, ku kërkoi dorëheqjen e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie teknike që garanton zgjedhje të lira.
Po ndodh...
Ik Sali të bjerë Rama
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128