Mijëra shqiptarë në protestë kërkojnë dorëheqjen e tij prej 23 ditësh, Rama nxjerr pamjet nga takimi me Macron! Përqafime e duart qafë më qafë

Teksa mijëra shqiptarë protestojnë për rreth tre javë në Tiranë dhe qytete të tjera kundër qeverisë Rama, kryeministri këtë të hënë ka shkuar në Franca ku është takuar në Elize me presidentin francez Emmanuel Macron.
Ka qenë vetë Rama që ka publikuar pamje nga takimi me Macron në pallatin presidencial në Paris, ku duken dy liderët teksa përqafohen dhe duart qafë më qafë.
Vizita e Ramës në Paris u mor vesh një ditë më parë, teksa u ngritën zëra se kryeministri ka shkuar në Francë për të sfumuar në sytë e kancelarive botërore zërin e protestave masive në Shqipëri me pretendime për algoritmën apo ndërhyrje iraniane dhe nga fqinjët mbi protestën.
Sakaq, agjencia e Kryeministrisë për Median dhe Informimin, bën me dije se vizita e Ramës lidhet me dialogun e nivelit të lartë që kanë mes tyre dy vendet, ndërsa shtohet se takimi me Macron vjen edhe para samitit të NATO-s në Ankara në muajin korrik.
Po ndodh...
Ik Sali të bjerë Rama
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128