Argjentina sfidohet sonte nga Austria, Franca përballet me Irakun

Argjentina dhe Franca zbresin sonte në fushë me synimin për të siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt të Botërorit. Kampionët e botës do të ndeshen me Austrinë, ndërsa nën kampionët me Irakun. Trajnerët Skaloni dhe Deshamp kërkojnë përqendrim maksimal, duke theksuar se në këtë Botëror nuk ka më kundërshtarë të lehtë.
Sonte është radha e 2 prej kombëtareve favorite që zbresin në fushë për të siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt. Argjentina, kampionia në fuqi e botës, përballet me Austrinë pas debutimit spektakolar ndaj Algjerisë, ku Lionel Messi realizoi tre gola.
Një tjetër sukses do t'i siguronte praktikisht ekipit të Lionel Scalonit kalimin në raundin tjetër. Megjithatë, trajneri Skaloni nuk e konsideron aspak të lehtë sfidën me Austrinë.
Tekniku u shpreh se skuadra duhet të jetë në nivelin më të mirë, pasi në botëror nuk ka ndeshje të lehta.
Në konferencën për shtyp, Skaloni vlerësoi gjithashtu nivelin e përgjithshëm të turneut, duke theksuar se shumë skuadra po e bëjnë jetën të vështirë edhe për kombëtaret më të mëdha. Sfida Argjentinë - Austri do të luhet në orën 19:00.
Po aq interesante pritet edhe sfida e Francës ndaj Irakut. "Gjelat", që e nisën turneun me fitore ndaj Senegalit, synojnë suksesin e dytë radhazi për të siguruar kalimin më tej, por trajneri Didier Deschamps ka kërkuar përqendrim maksimal.
Tekniku u shpreh se Iraku është një skuadër cilësore dhe nuk duhet nënvlerësuar, ndërsa parashikon një ndeshje jo të lehtë
Deschamps pritet të bëjë vetëm disa ndryshime të vogla në formacion, duke ruajtur boshtin e ekipit që fitoi në ndeshjen e parë. Sfida do të luhet sonte në mbrëmje në orën 23:00.
Në orët e para të mëngjesit të së martës do të luhen sfidat Norvegji - Senegal dhe Jordani - Algjeri.
Po ndodh...
Ik Sali të bjerë Rama
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128