"Po sikur të ishte ti o Bushat ambasadori amerikan?!"/ Bushati: Unë më mirë ndërroj seksin, sesa të jem ambasador...

Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN, foli për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK dhe ndikimin e ambasadës së SHBA-ve në zgjedhjen e Brahos.
Bushati tha se ambasadorët nuk mbajnë përgjegjësi për ato që bëjnë në vendin tonë, ndaj më mirë drejtësia të jetë e paaftë ose e kapur nga politikanët tanë, derisa të reformohet vërtetë, sesa të kapet nga ambasadorët.
I pyetur nga Ergys Mërtiri, se ç'do të bënte Bushati nëse do të ishte ai ambasador amerikan, analisti u përgjigj me batutë se më kollaj ndërron seksin, sesa të bëhet ambasador amerikan...
Andi Bushati: Në këta rast ata bënë falsifikatorin. Unë thashë, midis dy të këqijave zgjedh që SPAK ta kontrolljë siç e kontrollon Edi Rama, sa ta kontrollojnë ca njerëz pa përgjegjësi, si. Yuri Kimi. Nëse Dumanin e nxjerr nga xhepi Yuri Kim dhe Yuri Kim lobon për të sjellë me Ballukun dy tigrat që kushtojnë 90 mijë euro në ditë, kujtoni se ka prokuror që heton Yuri Kimin? Mendoni se po të kishte Klod Braho ose Duman mbi kokë Rama, ditën që do të merrte vendimin për të kundërshtuar armët kimike, do të guxonte ta bënte?
Është rreziku i prokurorëve, që janë vegla të ambasadorëve, të cilët mbajnë punët e tyre, ikin dhe nuk mbajnë përgjegjësi.
Më mirë prokuroria e Llallës, që e tërhiqte nga një ana Berisha dhe tjetra Rama, sesa me njerëz të tillë, që i promovuam në emër të konsolidimit të institucioneve, por pamë se i kemi institucionet me brekë nëpër këmbë?
Ergys Mërtiri: Nëse do të ishe ambasador amerikan ti Bushat sot, çfarë do të bëje? Për të penguar kapjen e SPAK nga Berisha dhe Rama?
Andi Bushati: Më përpara kisha imagjinuar të ndërroj seksin sesa të bëhem amabsador amerikan... Po çfarë do të bëja? Do të vija kambanat e alarmit, kut vettingun e bënte motra e Ballukut. Do të vija kambanat kur kapën në gjenezë reformën. Nuk do të përshëndesja anëtarë të GJK që betohet te Lana, të thosha kjo po çon para reformën. Këta shkallmuan sistemin dhe duan të zgjidhin me njerëz që i nxjerrin nga xhepi. Ne nuk duhet të presim zgjidhje deus ex machina, duke lënë të gjithë çelësat që duhet të mbajmë vetë, të huajve.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


