"Ik, më lër rehat! E di ti se kush jam?"/ Plas sherri gjatë aktivitetit në selinë e PD, të bërtiturat ndërpresin fjalën e gazetarit (VIDEO)

11 Dhjetor 2025, 19:31 / POLITIKË NGA ALFAPRESS

"Ik, më lër rehat! E di ti se kush jam?"/ Plas sherri

Teksa në oborrin e selisë blu po mbahet një aktivitet në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, një person dëgjohet duke bërtitur dhe kërkon që t'i hapet rruga.

Ky moment nuk është kapur nga kamerat ndërsa toni i lartë i zërit të personit ende të paidentifikuar, ka ndërprerë për një moment fjalën e gazetarit Gazmend Saiti i cili ishte ngjitur në foltore. 

"Ik tani, më lër rehat. E di se kush jam? Më hap rrugën."-dëgjohet të thotë qytetari. Nuk dihet cili ka qenë motivi i këtij sherri teksa mbahej aktiviteti në selinë blu apo kush ishte personi që pengonte qytetarin e revoltuar.

Aktivitetit i është bashkuar edhe djali i Azem Hajdarit, i cili në momentin që mbërriti mes turmës së demokratëve, puthet në faqe me deputetin Klevis Balliu.

Gjithashtu të pranishëm në aktivitetin e PD janë parë edhe aleatët e Partisë së Lirisë, Edmond Haxhinasto, Erisa Xhixho e Tedi Blushi.

Po ndodh...

ide