Ndërron jetë alpinistja 33-vjeçare në Austri, mendohet se i dashuri e ka lënë vetëm gjatë ngjitjes së malit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Austrinë lidhur me vdekjen e alpinistes 33-vjeçare Kerstin Gunter, e cila humbi jetën më 19 janar gjatë një ngjitjeje në malin Grossglockner, në afro 3.800 metra lartësi.
Sipas rindërtimit të hetuesve, Gunter ishte ndalur pas shenjave të lodhjes dhe dezorientimit, ndërsa i dashuri i saj, Thomas Plamberger, kishte vendosur të zbriste në kërkim të ndihmës, duke e lënë të vetme.
Plamberger është rikthyer pas rreth gjashtë orësh, por alpinistja ishte gjetur pa shenja jete. Prokuroria austriake thotë se ai ka kryer disa gabime të rëndësishme gjatë situatës së emergjencës dhe tani përballet me akuzën për vrasje nga pakujdesia.
Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar përgjegjësitë e sakta dhe për të kuptuar nëse ndërhyrja më e shpejtë apo vendimmarrja më e kujdesshme mund të kishte shmangur tragjedinë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
