Braçe kundër ligjit të gjuetisë: 25-vjeçarët s’mund të bëhen gjuetarë, nesër i ke kontingjent krimi!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kundërshtuar projektligjin e ri për gjuetinë, duke e cilësuar atë absurd dhe të rrezikshëm për shoqërinë.
Braçe ironizoi ministrin e Mjedisit Sofjan Jaupaj dhe deputetin Vullnet Sinaj që e mbrojtën nismën, ndërsa kërkoi që ministria të shohë realitetin në terren.
Braçe kritikoi ashpër përkufizimet që ligji i ri i jep “produkteve estetike” e “kulturore” që vijnë nga gjuetia.
Një tjetër pikë e debatueshme, sipas Braçes, është distanca e sigurisë prej vetëm 300 metrash nga zonat e banuara, shkollat apo qendrat sportive dhe fetare.
‘Imagjinoni një shpend që kapet në këtë mënyrë me kurth, kush është kafsha këtu? Ministria përgjegjëse për gjuetinë dhe ministri që e mbron këtë ligj duhet ta shohin këtë realitet. Si mund të jetë gjuetia “estetike”? Si mund të quhen “produkte estetike” ato që vijnë nga gjuetia? Si mund të jetë estetik një shpend i qëlluar, i gjakosur? Ka edhe përkufizime për produkte “kulturore” dhe “studimore”. Si mund të quhen kështu?
Po shkoj më tej: në përkufizime thuhet që zonat e gjuetisë të mos përfshijnë qendra ekonomike, sportive dhe fetare dhe të jenë 300 metra larg tyre. Po të jetë një gjuetar pa nishan, e kuptoni çfarë mund të ndodhë 300 metra larg një shkolle? Për zonat e mbrojtura, distanca është vetëm 200 metra. Kjo nuk garanton asgjë.
Gjuetar konsiderohet personi fizik, shtetas shqiptar ose i huaj, që ka mbushur moshën 25 vjeç. Këta 25‑vjeçarët i keni në poligone duke bërë qitje, duke u stërvitur për të qëlluar në shenjë, dhe tani u jepni pushkë për t’u stërvitur me shënjestra të gjalla, që janë kafshët. Kjo mosha 25- vjeç nuk vlen më, s’mund të bëhet gjuetar në atë moshë, se nesër e ke kontingjent krimi’, tha ai.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
