Itali, arrestohen dy shqiptarë për shpërndarje kokaine

13 Shkurt 2026, 23:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

Itali, arrestohen dy shqiptarë për shpërndarje kokaine

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Itali, nën dyshimin se ishin pjesë e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës në qytetin e Ankonës.

Sipas mediave italiane, operacioni u zhvillua gjatë natës, pas disa ditësh monitorimi nga policia. Dy të dyshuarit u ndoqën deri në një zonë periferike të qytetit, ku u panë duke marrë një sasi të dyshuar lënde narkotike, çka çoi në ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve.

Gjatë kontrollit në automjetin e tyre, policia gjeti rreth 50 doza kokaine të gatshme për shitje. Kontrollet vijuan edhe në banesën e tyre, ku u sekuestruan sasi të tjera droge, pajisje për peshimin dhe paketimin e saj, si dhe rreth 4 mijë euro para të gatshme, të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm.

Po ndodh...