“Ramës i treguan vijat e kuqe në Bruksel”/ Gazetari Poli Hoxha: Agaçi e ka punën keq në SPAK, ka rol në…

13 Shkurt 2026, 22:22 / POLITIKË ALFA PRESS

“Ramës i treguan vijat e kuqe në Bruksel”/ Gazetari Poli

Gazetari Poli Hoxha, i ftuar në studion e emisionit Kjo Javë në News24, ka komentuar largimin nga detyra të Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Engjëll Agaçi.

Sipas Hoxhës, zhvillimi lidhet edhe me presionin ndërkombëtar ndaj qeverisë shqiptare, duke theksuar se drejtues të Bashkimi Evropian i kanë dhënë “vijat e kuqe” kryeministrit Edi Rama gjatë takimeve në Bruksel. Ai përmendi edhe disa çështje të ndjeshme, përfshirë rastin e Belinda Balluku, si elementë që sipas tij kanë sjellë ftohje diplomatike.

Gazetari u ndal edhe te deklaratat e Këshillit të Evropës për BalkanWeb dhe News24 lidhur me situatën politike në vend, duke pretenduar se kishte sinjale për zhbllokimin e parlamentit për çështjen e imunitetit. Sipas tij, vizita e fundit e Ramës në Bruksel mund të ketë ardhur pas ultimatumesh politike, ndërsa largimi i njerëzve nga poste të rëndësishme mund të jetë shenjë e parë e këtyre zhvillimeve.

Hoxha deklaroi se Agaçi ka qenë rreth 14 vite në detyrë dhe, sipas tij, duhet të ishte larguar më herët, duke përmendur edhe faktin se është thirrur në SPAK. Ai shtoi se hera e fundit që Agaçi ka qenë në SPAK lidhej me hetimet për inceneratorin e Tiranës.

Sipas gazetarit, edhe pse hetimet për inceneratorë të caktuar janë mbyllur, ekziston ende një hetim i veçantë për mënyrën e organizimit dhe vendimmarrjes për këto projekte, ku, sipas tij, roli i Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë ka qenë kyç, veçanërisht në vendimmarrjet e Këshillit të Ministrave.

Hoxha theksoi se situata e Agaçit në raport me SPAK, sipas vlerësimit të tij, është e vështirë, duke shtuar se vetë Agaçi, si jurist, është i ndërgjegjshëm për pozicionin ku ndodhet.

“Krerët e BE që ka takuar Rama në Bruksel I kanë dhënë vijat e kuqe. Sepse tani ka disa çështje si rasti I Ballukut për shembull. Diplomacia i jep sinjalet me ftohje. Po të vëmë re deklarata e Këshillit të Evropës kur u pyet nga Neës24 deklarata ishte e qartë. BE kishte gati urdhër për të zhbllokuar parlamentin për çështjen e imunitetit. Si duket deklaratat e Ramës sollën vizitën e fundit në Bruksel ku ai ka marrë ultimatume. Sot janë dhënë shenjat e para me largimin e njerëzve. Agaçi ka 14 vite sekretar i përgjithshëm, ka kohë që duhet të kishte ikur.

Ai ka kohë, që kur, se është thirrur në SPAK dhe ka kohë që nuk shkon në punë. Shpesh sëmuret, në këtë kuptim Agaçi duhet të kishte ikur ose Rama ta largonte me kohë, por duket se ditët mbaruan sepse për hir të së vërtetës për të kuptuar çfarë ndodh brenda SPAK lexoj politikanët. Ramën dhe Berishën. Herën e fundit që ka qenë në SPAK, Engjëll Agaçi kur doli nga SPAK e specifikoi se ishte për inceneratorin e Tiranës. Duhet ta dimë se inceneratorët janë mbyllur si hetime më vete, por nuk është mbyllur një hetim tjetër.

SPAK kur njoftoi mbylljen e hetimit të inceneratorit të Fierit ka pasur një shenjë ku thoshte se organizimi dhe ideja e inceneratorëve është hetim më vete. Dhe këtu dalim tek vendimmarrja e Këshillit të Ministrave. Agaçi ka rolin kryesor atje, historia e incneratorit të Tiranës që është bërë brenda 24 orëve gjithë ministritë kanë firmosur, etj, Agaçi e ka punën shumë keq në SPAK dhe ai e di mirë sepse është edhe vetë jurist. Agaçi del i përfshirë te çdo çështje që përfshin Këshillin e Ministrave.

Ai rrezikon edhe një akuzë që është pengimi i drejtësisë. Agaçi jo vetëm që nuk ka bashkëpunuar për drejtësinë, por e ka penguar SPAK dhe BKH që të marrë informacione në kryeministri”, tha ai.

 

Po ndodh...