Supë krem me mish dhe perime pranverore

6 Prill 2026, 11:59 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Supë krem me mish dhe perime pranverore

Përbërësit:

400–500 gr mish (me pak yndyrë)
1 qepë
2 karrota
1 kungulleshkë
1 patate
1 grusht bizele
2 lugë gjalpë
1 lugë miell
100 ml qumësht ose pak pana (opsionale)
Kripë, piper i zi, nenexhik
Kopër ose majdanoz

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim mishin e qengjit, shtojmë ujë dhe pak kripë. E lëmë të ziejë për 40 minuta derisa të zbutet mirë. Herë pas here heqim shkumën për një lëng më të pastër. Pasi mishi ka zier shtojmë qepën e grirë, karrotat, pataten, kungulleshkën dhe bizelet. I lëmë të ziejnë për 20 minuta. Teksturën e supës e bëjmë pak kremoze duke fruluar një pjesë të saj. Në fund në një tigan të vogël shkrijmë pak gjalpë dhe kaurdisim miellin. Shtojmë pak nga lëngu i supës dhe e hedhim në tenxhere për t'a lidhur bukur.

Receta e gatimit nga zonja Albana

Po ndodh...

ide