Shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ju vendos administratorit të Qesaratit, autorët u larguan në këmbë

6 Prill 2026, 11:15 / AKTUALITET ALFA PRESS

Shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ju vendos administratorit të

Një shpërthim me lëndë plasëse raportohet të ketë ndodhur në orët e para të ditës së sotme në oborrin e shtëpisë së Administratorit te Njësisë Administrative Qesarat Butjan Kapa në fshatin Toç në Memaliaj.

Butjan Kapaj është gjithashtu anëtar kryesie në Partinë Demokratike.

Nga pamjet filmike ka rezultuar se kanë qenë dy autorë, të cilët kanë zbritur nga një automjet tip “Range Rover”.

Policia në njoftimin zyrtar bëri me dije se ata janë larguar nga aksi rrugor “Krahës-Memaliaj” ndërsa në afërsi të fshatit Qesarat kanë djegur automjetin që kanë përdorur dhe më pas janë arratisur në këmbë.

Sakaq, kontrollet në zonë po vijojnë me qëllim kapjen e autorëve si dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Po ndodh...

ide