"Një vijë e hollë e ndan dinjitetin nga heshtja"/ Spiropali thirrje për ngritjen në protestë: Sinjal që diçka thelbësore sërish nuk po funksionon

Politikania socialiste Elisa Spiropali u bën thirrje shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut që të ngrihen për të drejtat e tyre dhe për gjuhën shqipe, duke marrë pjesë në protestën e thirrur sot në Shkup nga studentët shqiptarë.
"Një vijë e hollë e ndan dinjitetin nga heshtja. Kështu ka qenë ngahera. Të protestosh sot për gjuhën shqipe nuk është vetëm alarm. Është një sinjal që diçka thelbësore sërish nuk po funksionon siç duhet.
Kur një e drejtë që parashikohet në Kushtetutë dhe në ligj kërkohet në rrugë, atëherë lind nevoja për më shumë vëmendje dhe reflektim mbi zbatimin e saj në praktikë. Sepse të drejtat nuk duhet të mbeten vetëm në letër; ato duhet të jetohen në përditshmëri", shkruan Elisa Spiropali.
Ish-ministrja e Jashtme thotë se gjuha shqipe nuk është çështje diskutimi, nuk është kompromis, as temë për interpretim të paqartë institucional, por një e drejtë themelore.
"Protesta e studentëve sot është më shumë se një reagim. Është një thirrje e qartë për të forcuar standardet dhe për të garantuar të drejtat themelore. Një shtet që garanton gjuhën, forcon barazinë. Dhe një shtet që forcon barazinë, ndërton besim dhe stabilitet për të gjithë qytetarët e tij.
Mbështetje për studentët që po mbrojnë jo vetëm gjuhën, por edhe dinjitetin e parimet mbi të cilat duhet të funksionojë një shoqëri e drejtë. Kjo nuk është vetëm çështje e shqiptarëve. Kjo është një provë e rëndësishme për të gjithë, për mënyrën se si funksionon shteti në praktikë, jo vetëm në parim", vijon mesazhi.
Elisa Spiropali thekson se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë dy vende mike që ndajnë të njëjtin horizont dhe të njëjtën aspiratë europiane, ndaj respektimi i të drejtave dhe forcimi i barazisë nuk është vetëm detyrim, por edhe drejtim i përbashkët.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
